![Pacolli për Kurban Bajram: Të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria Pacolli për Kurban Bajram: Të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/pacolli-5-1140x641-1.jpg)
Kryetari i AAK-së, Behgjet Pacolli ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Pacolli thotë se kjo është festa ku u jepet dora atyre që janë në nevojë, teksa bëri thirrje të forcohen lidhjet familjare e të ketë paqe e harmoni.
“Nga zemra ju uroj festën e Kurban Bajramit, simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit dhe mirëkuptimit. Kurban Bajrami është festa ku ndihmohet varfëria dhe shtypja, dhe i jep dorën atyre që kanë nevojë. Le të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria në këtë ditë të sakrificës. Në marrëdhëniet ndërnjerëzore, le të mbizotërojë arsyeja dhe të kemi paqe, harmoni dhe siguri”, ka shkruar ai në Facebook.