Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka akuzuar opozitën për zvarritje të konstituimit të Kuvendit.
Ajo ka thënë se atyre nuk po ju konvenon formimi i institucioneve. Duke folur për seancën e së shtunës ka thënë se do të vazhdojnë sipas proceduarve të lejuara.
Sa i përket propozimit për votim të fshehtë siç u propozua të enjten ka thënë se “do të shohim se si do të veprojmë”.
E pyetur për këtë propozim se a presin që Haxhiu të votohet nga deputet të opozitës ka thënë se ka nga të gjitha partitë deputet që në mënyrë të fshehtë do ta votonin.
Por ajo ka thënë se kjo është një nga arsyet pse opozita po e kundërshton këtë votim “ajo mundet me qenë frika kryesore”.
“Ne kemi parë që ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, për shkak të problemeve me rezultatin zgjedhor. Njësoj ka përçarje brenda PDK-së dhe AAK. Nga secila parti ka deputet që mund ta votojnë, por nuk duan të jenë pjesë e procesit ku sulmohen, etiketohen apo të ndëshkohen”, ka thënë Pacolli në “InfoNata” në Tëvë1.
Ajo është shprehur se ata kanë bërë përpjekje për tejkalim të ngërçit, por janë refuzuar nga opozita.
“Kemi bë përpjekje të dalim nga ky ngërç kemi propozuar alternativa për zgjidhje, opozita i ka refuzu”, tha Pacolli.