Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Albin Kurti dhe anëtarit të kabinetit të tij, Hekuran Murati për sulmet ndaj ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.
Ai ka shkruar në rrjete sociale, se në vendet e zhvilluara dhe me demokraci kjo gjë nuk ndodhë.
“Në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar (flas nga përvoja e gjatë jetësore në perëndim), asnjëherë nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë
Në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar (flas nga përvoja e gjatë jetësore në perëndim), asnjëherë nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre. Nuk kam dyshime për aftësitë e Kryeministrit tonë në udhëheqjen me popullin e Kosovës, por jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë kontribon në “qeverisjen me duar të pastërta”, kur njerëzit që ndihmojnë në këtë proces (prokurorët dhe gjyqtarët), nga vet drejtuesit e shtetit sulmohen