24.6 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Pacolli në Hagë vizitoi ish-krerët e UÇK-së: Të bindur në pafajësinë e tyre

- Advertisement -

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberi, këshilltar i kryetarit të AKR-së.

“Bashkë me presidentin Behgjet Pacollin vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor siç ishin të gjitha vizitat e deritanishme”, ka shkruar Zyberi në Facebook.

“Jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë”, ka shkruar ai tutje.

Në fund, Zyberi ka thënë se drejtësia do të triumfojë.

Të ngjashme

Të fundit