Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut është shprehur se s’harrojmë dhe i kujtojmë me nder dhe respekt ata që ranë për lirinë e Kosovës.
Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se nuk duhet harruar kurrë atë se çfarë ndodhi në atë ditë.
“Jemi këtu sot si një komb i lirë dhe krenar, duke ju mbajtur gjallë kujtimet e tyre të lavdishme. Të mos harrojmë kurrë atë se çfarë ndodhi në atë ditë tragjike dhe të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë, një Kosovë të lirë dhe të bashkuar”, ka shkruar ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=910751973747028&id=100044367011944&mibextid=Nif5oz