18.4 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

Pacolli me postim për urën e Ibrit, Nushi i komenton: Kallxoma një urë 34 metra si ajo e Badovcit, që s’ndërtohet për 450 ditë

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas qëndrimit të QUINT-it në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të gjendet një urë që qëndron e mbyllur për arsyet e njëjta si në Kosovë.

“Ma gjeni një urë në Evropë e cila qëndron e mbyllur për arsyjet e njëjta sikurse në Kosovë.” – ka thënë Pacolli.

Megjithatë, këtu i ka komentuar zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i cili ka kërkuar të gjendet një urë 34 metra si ajo e Badovcit, e cila nuk po ndërtohet për 450 ditë.

“Kallxoma nje ure 34 metra sikur ura e Badovcit qe e lidhe krejt Anamoraven me Prishtine, e qe nuk ndertohet per 450 dite.

Po ju merreni me uren e Ibrit, se qaty shpallni tradhetare e patriota. E ne Badovc ju del korrupsionine padia” – ka komentuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit