Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thirri në takim disa ditë më parë krerët e partive opozitare për të folur për agjendën legjislative.
Ftesës së Kurtit pozitivisht i’u përgjigj vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Ndërsa kryetari i LDK-së, Luumir Abixhiku, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk morën pjesë në takim.
Në lidhje me këtë takim të mbajtur ka folur për “Gazeeta Blic”, kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli.
Pacolli tha se Kurti ka vepruar sipas interesave të veta dhe ka luajtur me naivitetin ose sinqeritetin e të tjerëve.
Ai tha se Kurti do të mbajë mandatin deri në fund dhe se levizjet e fundit ishin vetëm për të denigruar opozitën.
“Zoti Kurti ka vepruar sipas interesave të veta dhe ka luajtur me naivitetin ose sinqeritetin e të tjerëve. Dikush i besoj e dikush e njihte qellimin dhe e injoroi. Zoti Kurti do të mbajë mandatin e tij deri në fund dhe se levizjet e fundit ishin vetëm për të denigruar edhe më tutje opozitën” deklaroi Pacolli.
Kryeministri Kurti pas takimit që pati me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, tha se theks të veçantë në këtë takim ishte agjenda legjislative por se biseduan edhe për zgjedhjet e reja.
Ndërsa kreu i PDK-së deklaroi pas takimit se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt.
“Uroj që edhe partitë e tjera të mbështesin një nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Stagnimi i theksuar i shtetit, posaçërisht në ekonomi, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mund të presë më shumë. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë më një dëshirë politike – por një domosdoshmëri nacionale. PDK është gati! I gjithë vendi është gati!” deklaroi Krasniqi raporton Gazeta Blic.
Megjithë institimin e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit, kjo nismë nuk gjeti mbështetje tek LDK dhe AAK, parti të cilat kërkuan që në fillim të jepte dorëhqjen Kurti dhe pastaj do të votonin pro shpërbërjes.