Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, u lëshua në sulme ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, pas përkrahjes që ky i fundit i dha gazetares së RTK-së rreth intervistës me Pacollin.
Mehmetaj e quajti “krenari kombëtare” gazetaren Blerta Foniqi Kabashi, pyetjet e së cilës e vunë deputeten e VV-së në pozitë të pa përgatitur, duke e lidhur atë me raportimet për përfitime të qindra mijëra eurove nga familjarët e saj.
Pacolli sulmoi edhe gazetaren e RTK-së, duke e akuzuar se kishte mision “të porositur nga jashtë” dhe se, sipas saj, pyetjet ishin “të dirigjuara.”
Gazetarja insistoi që Pacolli të japë një përgjigje lidhur raportimet, por deputetja e LVV-së vazhduoi të këmbëngulë se ky është një interes që është shfaqur vetëm pas shumë kritikave dhe sulmeve të drejtuara ndaj saj. “Sikur t’kish interesu ty kjo çështje… ke prit 1 vit me m’sulmu kaq shumë”, vijoi Pacolli, duke refuzuar për përgjigjej në pyetjen e gazetares.