Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen e rrugës magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Ai tha se nuk e di se sa i frekuenton kryeministri Albin Kurti, rrugët regjionale të Kosovës, por ndoshta do ta vërente situatën e kësaj rruge.
Pacolli tha se ai sigurisht ka dëgjuar për aksidentet e shumta që ndodhin si rezultat i mosmirëmbajtjes së kësaj rruge.
Postimi i plotë:
Nuk e di se sa i frekuenton rrugët regjionale të Kosovës, z.Kurti. Ndoshta nuk ka kaluar që moti rrugën Prishtinë-Gjilan sepse do ta vërente situatën katastrofale të kësaj rruge. Por, sigurisht ka dëgjuar për aksidentet e shumta që ndodhin si rezultat i mosmirmbajtjes së asaj rruge. Mos te flasim për dëmin e makinave dhe rrezikun permanent për këmbësorët.
I lutem kryeministrit që në rrugëtimin e parë, të ulet ne makine në ulësen përpara dhe të shoh gjendjen e rrugëve. Ndoshta i mbushet mendja që të përdor buxhetin në këto investime, e jo ta mbajë paranë e bllokuar.