11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Pacolli kritikon Kurtin për kompanitë publike: Me ekonomi të merren profesionistët, jo ideologët

- Advertisement -

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kompanive publike.

Pacolli ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti premtimet e tij, se kur të vije në pushtet do të bënte investime të mëdha në kompanitë “Trepça”, “Kedsi”, dhe “Infrakosi” etj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se deri me tani këto investime nuk kanë ndodhur.

Sipas tij, me ekonomi duhet të merren profesionistet e jo ideologët.

Kryetari i Vetëvendosjes dhe Kryeministri i tanishëm Albin Kurti, thoshte gjithmonë se nëse ai do qeverisë, do të ndodhin investime më të mëdha në kompanitë publike, si Trepça, Kedsi, Infrakosi etj. Fatkeqësisht nuk po del ashtu. Jo vetëm që kompanitë në fjalë nuk gjenerojnë të hyra, por edhe gjendja e tyre financiare është katastrofike. Siç shihet, ideologjia kiensiane, në një shoqëri demokratike me treg liberal nuk funksionon. Tu a lëmë ekonominë e Kosovës profesionistëve dhe jo ideologëve”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i tij:

Kryetari i Vetëvendosjes dhe Kryeministri i tanishëm Albin Kurti, thoshte gjithmonë se nëse ai do qeverisë, do të ndodhin investime më të mëdha në kompanitë publike, si Trepça, Kedsi, Infrakosi etj.

Fatkeqësisht nuk po del ashtu. Jo vetëm që kompanitë në fjalë nuk gjenerojnë të hyra, por edhe gjendja e tyre financiare është katastrofike. Siç shihet, ideologjia keynesiane në një shoqëri demokratike me treg liberal nuk funksionon.

Tu a lëmë ekonominë e Kosovës profesionistëve dhe jo ideologëve.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=736472851174942&id=100044367011944&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit