-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Pacolli: Krenar me fjalimin e Edi Ramës, sa keq u ndjeva kur u ankuan për liderët e Kosovës nga takimet në OKB

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në OKB, ku mes tjerash, përmendi edhe Kosovën.

Pacolli në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se është ndjerë krenar me fjalimin e Ramës.

“Isha krenar, nga salla e Asamblesë së Përgjithshme, të dëgjoja fjalimin e Kryeministrit Edi Rama. Ai nuk u viktimizua, nuk u ankua për të kaluarën, por paraqiti një projekt të qartë dhe të fortë për të ardhmen e Kosovës. Ai nuk eshte nga Burrat e shtetit që qajnë dhe nuk harxhojnë kohë duke sharë apo duke mos pasur ide; sepse, kur përfaqëson popullin duhet të ndertosh biseda që ofrojnë zgjidhje, sepse koha është e pakët për të bindur botën.Diplomatët dhe liderët e botës kanë halle të mëdha për të dëgjuar vetëm ankesa dhe sharje të tjera.” – ka shkruar ai.

Tutje, Pacolli ka thënë se Kosova ka shpenzuar shumë energji duke u marrë me Vuçiqin, dhe ka humbur kohë të çmuar në diplomacinë ndërkombëtare.

“Prandaj, siç thash ne fillim të kesaj letre se isha shumë krenar, nga salla e Asamblesë së Përgjithshme, të dëgjoja fjalimin e Kryeministrit Edi Rama. Ai e ngriti zërin fuqishëm për Kosovën, duke kërkuar njohjen e pavarësisë së saj të pakthyeshme. Ai tregoi atë që diplomacia e mençur mund të arrijë kur i adresohet çështjes në vendin dhe kohën e duhur. Kjo është diplomacia që na duhet – që i drejtohet botës me qartësi dhe kurajo, duke sjellë argumente për interesin global dhe jo duke përdorur retorikë për konsum të brendshëm.Fatkeqësisht, Kosova ka dështuar në këtë aspekt. Përkundrazi, ka shpenzuar shumë energji duke u marrë me Vuçiqin, duke humbur kohë të çmuar në korridoret e diplomacisë ndërkombëtare duke u ankuar për të kaluarën e dhunshme dhe retorikën serbe. Udhëheqësit botërorë nuk janë të interesuar për ankesat tona për Vuçiqin – ata duan të dinë se çfarë idesh dhe vizionesh ka Kosova për të ardhmen. Çfarë ofron Kosova që e bën atë të vlefshme në skenën ndërkombëtare? Çfarë masash po ndërmarrim për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë, për të siguruar stabilitet dhe për të promovuar paqen dhe zhvillimin në rajon?Duhet t’i tregojmë botës që jemi të përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit dhe se, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat përballemi, kemi një vizion të qartë për të ardhmen. Kosova nuk mund të mbetet e ngujuar në të kaluarën.” – ka thënë ai.

Në fund, Pacolli ka treguar se “i janë ankuar për atë që liderët e Kosovës kanë lënë pas në takimet në OKB”.

“Duhet të jemi të gatshëm të ecim përpara me një politikë të mençur dhe një diplomaci të urtë, që sjell rezultate të prekshme për popullin tonë dhe që na vendos në pozita të forta në skenën globale. Fatkeqësisht, Kosova nuk ka udhëheqës që dijnë, munden dhe kanë fuqi ta bindin askë në botë. Sa keq u ndjeva kur më ankoheshin mua për atë që liderët e Kosovës kishin lënë pas në takimet e OKB”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit