Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli, ka treguar se Republika e Kenias ka vendosur që të njohë pasaportën e Kosovës.
Siç thuhet në një postim të tij, pas vizitës që kishte në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto, ai i ka pohuar se kanë zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Ndër të tjera, ai tha se Kenia do të njoh edhe pasaportën e Kosovës.
“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, Ëilliam Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, ka shkruar Pacolli.