3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Pacolli jep “myzhden”: Urime, Kenia ka nisur bashkëpunimin me Kosovën në të gjitha fushat

- Advertisement -

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kenia, shtet afrikan ka filluar partneritet bashkëpunimi me Kosovën në të gjitha fushat.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është dashur 7 vite, 3 qeveri të ndryshojnë dhe 8 vizita dhe mikpritje që të fillojë ky partneritet.

“Sot, 7 vjet më parë, ishim në Kenia për herë të parë për të lobuar për njohjen nga ky vend i madh afrikan. U deshën 7 vite të kalojnë, 3 qeveri të ndryshojnë, 8 vizita dhe mikpritje shumë herë të mysafirëve që ky vend të fillojë një partneritet bashkëpunimi me Kosovën në të gjitha fushat. Urime Kosovë! Kenia është një fuqi në kontinentin afrikan dhe Kosova nga tani duhet të shfrytëzoj potencialin nga ky partneritet i krijuar. Gjyshi më thoshte gjithmonë se “mos vepro kurrë në atë mënyrë që dyert të mbyllen pas teje, ato gjithmonë duhesh t’i gjesh të hapura kur të duhet”. – ka shkruar Pacolli në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit