21.3 C
New York
Saturday, October 12, 2024

Buy now

Pacolli ironizon me Osmanin: Oj Komandante Supreme, ministri dhe komandanti i FSK-së nuk janë magjetore

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka ironizuar me ftesën e presidentes Vjosa Osmani për të takuar Komandantin e FSK-së dhe Ministrin e Mbrojtjes.

Ai ia ka bërë me dije se shefes se shtetit se Bashkim Jashari dhe Ejup Maqedonci nuk janë magjetore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se Osmani po merret me çështje periferike.

“Oooj Komandante Supreme, Ministri dhe Komandanti i FSK-së nuk janë magjetore, ooo lum na per ty! Meru me ata që ua ndajnë hisen në çdo tender, aty flenë lepuri e jo te Ministri e Komandanti! Pata mendue që ti bile qëllon drejt e n’pikë, e jo so si Dardan Gashi që pat thanë Glauku..”, ka shkruar Pacolli

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit