28.1 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Pacolli i reagon gjykatës që paralajmëroi paraburgosjen e saj: Nuk më keni dërguar ftesë zyrtare

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka munguar sot në seancë gjyqësore në lidhje me gazin lotsjellës që dyshohet se e kishin hedhur në seancë plenare. Gjyqtari paralajmëroi përsëritje të urdhër-arrestit ose paraburgimin e Pacollit, pasi e njejta sipas gjykatës nuk po paraqitet në seancë, e cila po dështon të mbahet.

Pacolli në një reagim ka thënë se s’ka pranuar ftesë asnjëherë nga gjykata, si dhe ka kundërshtuar atë që u tha nga gjyqtari se policia ka shkuar te vendbanimi i saj për ta sjellur me deytrim dje. Ajo ka pyetur se “kur dhe ku ka provuar policia të më sjellë me detyrim?”.

Postimi i plotë:

Reagim publik

Lidhur me lajmin e publikuar sot në disa media, për mungesën time në një seancë gjyqësore për gazlotsjellës të planifikuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dua të sqaroj publikisht si më poshtë:

Unë nuk kam pranuar asnjë ftesë nga Gjykata për këtë seancë.

Gjykata e ka adresën time të banimit dhe e di saktësisht ku banoj. Nëse vërtet kanë dërguar një ftesë dhe nuk më kanë gjetur në shtëpi, është obligim ligjor i shërbimit policor apo postës që të lënë një njoftim për praninë e tyre, qoftë për të caktuar një datë tjetër, qoftë për të më njoftuar që të paraqitem në gjykatë.

👉

Si mund të paraqitem në një seancë, për të cilën nuk kam marrë asnjë ftesë zyrtare?

👉

Kur dhe ku ka provuar policia të më sjellë me detyrim?

👉

A e ka pyetur ndonjë gazetar gjykatën nëse ekziston një dëshmi që ftesa m’u ka dorëzuar personalisht apo zyrtarisht?

Apo e gjithë kjo po zhvillohet vetëm për perceptim publik?

Jam e habitur që asnjë media nuk ka bërë përpjekje të më kontaktojë për ta marrë versionin tim.

A ka ende gazetarë profesionistë në këtë vend që dinë ta bëjnë pyetjen më bazike para se ta publikojnë lajmin?

👉

“Znj. Pacolli, a keni marrë ftesë?

👉

A ju ka kontaktuar dikush nga gjykata apo policia?”

👉

“A ka prova që gjykata ua ka dorëzuar palëve ftesën?”

👉

“Kur e ku është provuar ‘sjellja me detyrim’?”

Gjykata është institucion i rëndësishëm, dhe ashtu siç ka përgjegjësi për zbatimin e ligjit, ka edhe përgjegjësi për komunikim të saktë dhe transparent me palët.

Deklaratat për “urdhëresa për sjellje me detyrim” duhet të mbështeten në fakte, jo në supozime.

Unë do të jem e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë në çdo fazë, si gjithmonë, por gjithashtu pres respekt për procedurat dhe njoftimet zyrtare, e jo të më vendosen barrë publike e përgjegjësisë për diçka që nuk më është komunikuar.

Të ngjashme

Të fundit