Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar lidhur me vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike.
Pacolli tha se është e pakuptueshme qasja e deputetëve në raport me interesat e qytetarëve.
Ai tha se deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i rrymës.
“E pakuptueshme qasja e deputeteve te Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës. Deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se ska gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i rrymës”, tha ai.
Pacolli shtoi se qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat e tyre dhe se përpara tyre duhet të japin llogari këta deputet.
“Qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme. Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejtimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore???”, shtoi ai.