19.4 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Pacolli i ashpër me deputetët: Tallje me qytetarët – Popull, a po e shihni kë keni votuar?

- Advertisement -

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimini në “Facebook” ai tha se deputetët po tallen me qytetarët dhe shtetin.

”Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!!. Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin. Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme

Të fundit