31.8 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Pacolli flet për urat e reja mbi Ibër, komentuesit e “gozhdojnë”: Pse nuk po e hapni urën kryesore?

Deputetja e VV-së, Fitore Paclli, dje pasi u kap nga Nacionale duke marrë sugjerime nga një grup në “Facebook” për krijimin e postimeve të rreme, u munduar të largonte vëmendjen nga kjo çështje.

Përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”, ajo përmendi fillimin e ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, ndërsa kritikonte ish-opozitën.

Ky postim ka nxitur reagime të shumta ndaj deputetes së VV-së.

Shumë komentues i kanë kërkuar sqarime Pacollit se pse nuk është hapur ura kryesore e Ibrit, për të cilën ishte zotuar edhe Albin Kurti.

Qytetari Istref Gjoka ia ka rikujtuar asaj parat që Qeveria ka harxhuar në testimin për stabilitetin e kësaj ure.

“Pikerisht keto tregojne deshtimin! Pse nuk shfrytezohet Ura ekzistuese qe dhat me mijera Euro per testim. Ju jeni e zeza e keti vendi qe per çdo dite po e deshmoni!!”, ka shkruar ai.

Kurse, Mili Kabashi i ka thënë se kjo po bëhet për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Ndertoni Ura per shkak te zgjedhjeve kishe po bejm diqka Ura egziston vetem duhet kohe dhe marrveshje per Hapje”, ka komentuar ai.

Të ngjashme

Të fundit