19 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Pacolli e VV-së: Zgjedhje të Serbisë në Kosovë nuk do të ketë derisa Kurti është kryeministër

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, në një status në llogarinë e saj “Facebook”, ka treguar se si shefi për zyrën serbe Petar Petkoviq i ka kërkuar misionit të OSBE-së, që të sigurohet përfshirja e misionit në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjisthshme serbe në Kosovë.

Ajo në këtë postim ka thënë se derisa në kry të shtetit është Vetëvendosje, zgjedhje të Serbisë në Kosovë nuk ka pasur e as nuk do të ketë.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Petkoviçi i paska kërkuar OSBEsë që të sigurohet përfshirja e misionit në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë në përputhje me procedurat e mëparshme zgjedhore në Kosovë deri në vitin 2020.

Zgjedhje të Serbisë në Kosovë ka pasur kur kanë qeverisur PDKLDKAAK…

Zgjedhje të Serbisë në Kosovë nuk ka pasur e as nuk do të ketë derisa në krye të shtetit është Lëvizja VETËVENDOSJE e Albin Kurti Kryeministër”

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit