25.7 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Pacolli e VV-së: Në PDK, LDK dhe AAK ka përçarje

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vazhduar ta mbrojë propozimin e VV-së për ndryshimin e formës së votimi për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Ndonëse askush nuk e ka përmendur, ajo pretendon brenda partive tjera ka deputetë që me votë të fshehtë do ta votonin Albulena Haxhiun për kryeparlamenatere.

Madje, sipas saj, brenda LDK-së, PDK-së, dhe AAK-së ka përçarje.

“Ne kemi parë që ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, për shkak të problemeve me rezultatin zgjedhor. Njësoj ka përçarje brenda PDK-së dhe AAK. Nga secila parti ka deputet që mund ta votojnë, por nuk duan të jenë pjesë e procesit ku sulmohen, etiketohen apo të ndëshkohen”, ka thënë Pacolli në një intervistë për emisionin “InfoNata” në Tëvë1

Të ngjashme

Të fundit