6.8 C
New York
Monday, March 24, 2025

Buy now

Pacolli e quan Pecin shpifës e gënjeshtar: “Ku të mbetën dëshmitarët?”

- Advertisement -

Behgjet Pacolli e ka quajtur “shpifës” dhe “gënjeshtar” ministrin Faton Peci.

Ky i fundit, sipas Pacollit, në fund të vitit të kaluar kishte premtuar se shumë shpejt do të paraqitej një dëshmitar që do të denonconte Pacollin për “vrasje të heronjve”.

Por, Pacolli thotë se, përveç se ka kaluar kohë prej kur Peci e bëri këtë deklarim, ky “dëshmitar” nuk është shfaqur ende.

“Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera”, u shpreh Pacolli.

Ai thotë se Kosova meriton ministra të përgjegjshëm dhe jo të tillë: “shpifës dhe gënjeshtarë”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Rreth fundit të vitit të kaluar, Faton Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që më bëri publikisht – në dhjetëra emisione televizive pati premtuar se shumë shpejt (madje duke e kufizuar këtë kohë në ditë) do të paraqitej një “dëshmitar” që do të më denonconte për “vrasje të heronjve”.

Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky “dëshmitar i paralajmëruar” ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera.

Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit