“Është e pafalshme që Kosova nuk ka as edhe një helikopter për nevojat emergjente të vendit. Sa nevojë kishte vendi tani për shuarjen e zjarreve!!!!”

Ai ka thënë se kur Ismet Ibishi i AKR’së ishte zv/ministër i Punëve të Brendshme ishte angazhuar në përmbushjen e formaliteteve për blerjen e tre helikopterëve por, sipas tij, nuk ndodhi për shkak “të mungesës së fuqisë politike”.

“Dua në këtë kontekst të përmend gjithë angazhimin tonë (puna e ish zëvendësministrit të Punëve të Mbrendshme, nga Akr Ismet Ibishi) në përgatitjen dhe përmbushjen e formaliteteve për blerjen e 3 helikopterëve, që për shkak të mungesës së fuqisë politike fatkeqsishtë nuk u realizua.”

 

Shpërndaje