10.6 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Pacolli e ngacmon Kurtin për “ekuacionin”, nuk i kursen as Nagavcin e Bulliqin

- Advertisement -

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi gaboi në zgjidhjen e një ekuacioni matematikor.

Pacolli ka shkruar në Facebook, “kryeministër, gjithmonë kam qenë unë ai që ka zgjidhur problemet kyqe në politikbërjen në Kosovë”.

Ai vazhdoi ironinë duke thënë se kryeministri nuk gaboi, por donte të shoh të gëzuar ministren Arbërie Nagavci dhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

“Por ndihmësit tuaj, në ngutjen e tyre për të bërë një shfaqje dhe për t’ju lavdëruar, ju dhanë një ekuacion që dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë. Sikur të më kishin pyetur mua, do t’ua kisha dërguar zgjidhjen përpara se të fillonte shfaqja e tyre… por mesa duket shfaqja duhet të vazhdojë, apo jo…Mënjanë shakatë, kryeministri nuk gabon, por vetëm dashti  të shoh  fytyrat e gëzuara të ministres dhe kryetarit  pas “zgjidhjes” së ekuacionit”, ka deklaruar Pacolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit