Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka komentuar deklaratën e ashpër të Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, i cili dy ditë më parë e përdori një shprehje figurative për të dërguar një mesazh.
Duke folur për këtë temë, Pacolli ka vlerësuar se mesazhi nuk ka qenë i drejtë.
Për më shumë, Pacolli ka vlerësuar se një deklaratë e tillë do t’i përshtatej më së miri shtetit të Serbisë.
“Nuk është mesazh i drejt që duhej t’i përçohej shtetit të Kosovës. Një deklaratë e tillë do t’i përshtatej më së miri shtetit të Serbisë, e jo shtetit të Kosovës. Nëse e shohim rrugëtimin e Kosovës, ajo asnjëherë nuk ka dërguar mesazh si dërgon Serbia, sa herë që i teket se do të anojë me shtete tjera, qoftë më Rusinë , Kinën dhe me shtet tjera të cilat kërcënojnë paqen në rajon. Kosova asnjëherë nuk ka qenë shtet që ka kërcënuar ose ka tentuar të destabilizojë paqen në shtetet fqinje”, ka theksuar Pacolli në emisionin “Info Plus” në RTK.