24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Pacolli: Do qëndroj afër familjes së Liridonës

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, tha se familja e Liridona Ademajt u deshtë të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.

“Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”, tha Pacolli.

Ai theksoi se nuk ka pasur mundësi të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit.

Por, se do të jetë afër familjes pas kthimit nga një vizitë.

“Sepse jam në një vizitë në lindjen e largët, familjarët e bashkëpuntorët e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua”, theksoi ai.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re shtoi se Liridonën e ka njohur personalisht dhe se do të jetë përherë në kujtesën e tij dhe të familjes.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, tha kreu i AKR-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit