8.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Pacolli deklarohet se do ta mbështes mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë: Edhe LDK e PDK duhet ta bëjnë

- Advertisement -

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se do ta mbështesë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Pacolli ka thënë se edhe dy partitë e tjera opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës duhet ta mbështesin një mocion të tillë.

“E gjithë opozita kritikon dhe bën thirrje për rrëzimin e Qeverisë, por nuk po e bëjnë këtë me vepra. Prandaj, partitë LDK dhe PDK duhet ta mbështesin mocionin, çfarë presin. Edhe unë, në ketë rast do ta mbështes.” – ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit