Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të videos në Nacionale ku tregohet gjendja në Spitalin e Mitrovicës.
Qytetari Kujtim Xhafa, është detyruar të blejë një kabllo 60 euro për ta kryerë dializën.
Ndërkohë, Haxhiu këtë e ka lidhur me Qeverinë Kurti.
“Kjo është gjendja reale në shëndetësi për katër vite të Qeverisjes së Kurtit!
Për tre vite (2021,2022,2023), mbi 42 milionë euro të planifikuara të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë shfrytëzuar për investime kapitale në shëndetësi, ndërsa pacientët detyrohen të blejnë vetë edhe kabllot e rrymës për aparaturat e hemodializës.” – ka shkruar ai.