Home Ballina “Pa vonesa dhe pa kushte” Stano tregon për porositë që do t’i sjellë Pesëshja në Kosovë dhe Serbi

“Pa vonesa dhe pa kushte” Stano tregon për porositë që do t’i sjellë Pesëshja në Kosovë dhe Serbi

0
“Pa vonesa dhe pa kushte” Stano tregon për porositë që do t’i sjellë Pesëshja në Kosovë dhe Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë ka folur edhe njëherë për vizitën e pesë zyrtarëve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Serbi.

Sipas tij, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët kryesorë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të udhëtojnë në Kosovë dhe Serbi të shtunën për të siguruar  “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe uljen e tensioneve sidomos pas ngjarjeve në Banjskë në Veri të Kosovës.

Stano i ka thënë agjencisë Beta se Miroslav Lajcak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e Presidentit të Francës, Kancelarit Gjerman dhe Kryeministres të Italisë, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Francesco Talo, do të shkojnë në takime me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq “me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.

 

Exit mobile version