29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Pa telefona, pa lokacion, goca me pagesë, muzikë e zbavitje, zbulohen detaje nga ndeja e shfrenuar e me plot yje e ditëlindjes së Yamalit

- Advertisement -

Lamine Yamal tani është 18 vjeç, me yllin e ri të Barcelonës që mbrëmë kishte organizuar një ndejë të madhe, me përplot të ftuar.

Mirëpo ‘diamanti’ i Barcelonës pati një festë ditëlindjeje të diskutueshme vetëm një ditë para se FCB të riniste stërvitjen.

Festa e ditëlindjes me tematikë “gangster” për 18-vjetorin e Yamal, një ngjarje luksoze me 250 të ftuar të njohur – përfshirë bashkëlojtarët e Barcelonës Gavi dhe Alejandro Balde, reperin El Alfa (i cili i dhuroi një varëse diamanti prej 400 mijë dollarësh), si dhe pilotin e Formula 1 Charles Leclerc – është kthyer në një katastrofë për imazhin publik.

Përtej sigurisë së madhe dhe politikës “pa telefona”, raportimet për punësimin e personave me nanizëm si formë argëtimi kanë shkaktuar reagime të ashpra nga organizata kryesore për të drejtat e tyre në Spanjë (ADEE), e cila e quajti këtë veprim “çnjerëzor” dhe paralajmëroi veprime ligjore.

Për më tepër, janë përhapur thashetheme mbi praninë e të ashtuquajturave “vajza imazhi”, të ftuara me pagesë, gjë që ka ndezur edhe më shumë polemikat rreth festës së yllit të Barcelonës.

Një modele spanjolle, e quajtur Claudia Calvo, ka zbuluar detaje nga ftesa që e ka marrë për të marrë pjesë në këtë festë, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas saj, kusht kanë qenë përmasat specifike të gjoksit, ndërsa edhe telefonat ishin të ndaluar për t’i mbajtur afër.

“Më ftuan të merrja pjesë në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal. Ofronin mes 10 mijë dhe 20 mijë euro për të shkuar, por nuk e di çfarë prisnin nga ne. Po kërkonin gra bionde me përmasa shumë specifike të gjoksit. Nuk lejonin t’i merrnim telefonat me vete”, deklaroi modelja spanjolle.

Edhe pse jo çdo thashethem mund të jetë i vërtetë, se çfarë ndodhi vërtet në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal, nuk do ta dimë kurrë me siguri.

Të ngjashme

Të fundit