12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Pa ShBA-në as që bëhet fjalë”, Lushtaku reagon për hapjen e Urës

- Advertisement -

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se ura e Ibrit nuk mund të hapet pa amerikanët.

Ai ka deklaruar që secili shqiptar e do hapjen e kësaj ure, por, sipas tij, kjo duhet të bëhet në koordinim me aleatët perëndimorë.

“Pa amerikanët hapja e Urës as që bëhet fjalë. Secili shqiptar e donë Mitrovicën pa probleme e pa tensione. Nuk dëshirojmë që serbët e veriut ta kenë fatin e shqiptarëve para luftës. Qeveria duhet të punojnë më shumë me serbët vendor, duke komunikuar më shumë me ta”, ka thënë Lushtaku për “Front Online”.

Ai ka treguar se problemi i urës në fjalë është politik.

Sipas Lushtakut, rruga e vetme për të kaluar këtë problem është Amerika.

“Secili shqiptar ka dëshirë që Kosova të jetë e bashkuar, vet fakti që Kosova është e pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë e saj. Problemi i Urës është politik, me bashkësinë ndërkombëtare duhet me e gjetë një gjuhë të përbashkët, e vetmja mënyrë për ta kaluar këtë problem është Amerika dhe vetëm Amerika. Është problem të merren vendimet e njëanshme nga Qeveria e Kurtit”, është shprehur Lushtaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit