Këngëtarja me famë botërore, Madonna, i ka lënë pafjalë sërish ndjekësit e saj në “Instagram”, pasi postoi disa fotografi ku shfaqej ‘topless’. Madje ylli i muzikës nuk ngurroi që të bënte publike edhe një imazh ku ishte së bashku me partnerin e saj të ri.
65-vjeçari hyri të premten në profilin e saj në “Instagram” për të postuar një galeri fotosh ku shfaqej gati e zhveshur. Ajo e kishte mbuluar gjoksin me flokët e saj bionde.
“Argëtim i nxehtë në kohën e verës…”, ka shkruar Madonna bashkëngjitur këtyre imazheve.
Pavarësisht se këngëtarja u shfaq ‘topless’, padyshim që gjithë vëmendjen e morën fotot u ishte me të dashurin e ri. Në imazhin në fjalë, ai ndodhej pas Madonna-s duke qeshur.
Ndërkohë e vetmja gjë që kishte veshur artistja ishin disa gjerdanë platini të mbështjellë me diamante.
Kujtojmë se mbretëresha e popit u pa për herë të parë me djalin misterioz në fotot e “Instagram”-it të postuara muajin e kaluar.