27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

“Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat”

- Advertisement -

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate në  Tëvë1, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë për asnjë kandidat për kryeparlamentar pa një marrëveshje të qartë politike.

I pyetur nëse ka ndonjë nga deputetët që Nisma do të mbështeste, Nimani ka theksuar se qëndrimi i partisë është i prerë.

“Ne si Nisma Socialdemokrate me tre deputetë nuk do të votojmë asnjë kandidat pa një marrëveshje politike në mes të dy partive. Do të kemi një marrëveshje politike të shkruar e cila e garanton zhvillimin e mëtejshëm dhe zgjidhjen e përgjithshme të problemit të krijimit të institucioneve, jo vetëm sa për të tejkaluar një ngërç dhe për të hyrë në një tjetër,” tha Nimani.

Ai shtoi se çdo marrëveshje duhet të jetë publike dhe transparente.

“Në rast se kemi një marrëveshje publike, jo vetëm me Nismën por me cilën do parti, del dhe sqarohet për publik, Nisma është aty për të thënë fjalën e vet,” u shpreh Nimani.

Nisma Socialdemokrate ka vendosur që për postin e kryeparlamentarit të propozojë liderin e saj, Fatmir Limaj.

Të ngjashme

Të fundit