Pas intervistës me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, në studion e Rubikonit iu bë një analizë edhe listës zgjedhore të këtij subjekti politik ma analistët e ftuar.
Analisti Labinot Balaj, deklaroi se partitë në Kosovë bazohen kryesisht në liderë.
Ai deklaroi se në këtë aspekt i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dominon në raport me të tjerët.
Duke bërë një krahasim mes dy figurave kyçe të kësaj partie, ai theksoi se Glauk Konjufca është një hiç pa Albin Kurtin.
“Z. Konjufca ka thellësi intelektuale, ka integritet, ka dinjitet, megjithatë është hije e Kurtit dhe pa Kurtin ai është fatkeqësisht një hiç. Në politikë, gjithnjë po flas”, tha Balaj në Klan Kosova.






