8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Pa kryetarin e nënkryetarin, deputetët e VV-së thërrasin mbledhje të “kundërligjshme” të Komisionit Hetimor

- Advertisement -

Pa kryetarin Shemsedin Dreshaj e nënkryetarin Ardian Kastrati, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thirrur mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, raporton Ekonomia Online.

I kontaktuar përmes telefonit, kryetari Shemsedin Dreshaj ka thënë se kjo mbledhje është e kundërligjshme dhe se anëtarët i ka njoftuar përmes e-mailit. Të njëjtin e-mail e ka siguruar edhe Ekonomia Online.

“Për shkak se Kuvendi është në pushime, asnjë Komision Parlamentar nuk ka mbledhje të caktuar për javën e ardhshme dhe për shkak të mungesës së kuoruimit për javën e ardhshme, sipas njoftimeve të anëtarëve bazuar në Ligj dhe në kompetencat e mia si kryetar, ju njoftoj se Komisioni Hetimor për Subvencionimin e Teksteve shkollore do të vazhdoj punën nga data 09.09.2024”, thuhet në e-mailin e Dreshajt dërguar Administratës.

 

Për këtë mbledhje është paraparë të intervistohen disa ish-ministra të Arsimit dhe Financave.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit