Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Llapit dhe Dritës.
Pas 45 minutave të para, rezultati është 0:0 kurse ndeshja po luhet në Podujevë dhe i takon xhiros së tretë të Superligës.
Me këtë ndeshje edhe do të mbyllet kjo xhiro e elitës kosovare, e cila do të jetë në pushim për dy javë për shkak të ndeshjeve kualifikuese.
Të dyja skuadrat gjatë pjesës së parë kanë tentuar të shënojnë gol, por nuk janë kanë dalë.
Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë, do të ndryshojë rezultati.