9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Pa gola ndërmjet Ballkanit e Llapit, Malisheva fiton me lehtësi ndaj Lirisë

Ballkani e Llapi janë në garë të ngushtë për kreun e tabelës dhe kjo do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim, me barazimin e sotëm, që më së shumti i konvenon Dritës.

Ballkani – Llapi

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Suharekë dha ndeshje shumë të luftuar nga dy skuadrat në fushë, me Ballkanin që kishte diç më shumë, sidomos në minutat e fundit me disa mundësi për ta fituar ndeshjen.

Në 45 minutat e para heroi i Ballkanit ishte Enea Koliçi që bëri disa intervenime që e mbajtën skuadrën në lojë, dhe si rrjedhojë pjesa e parë u mbyll me barazim.

Kampioni në fuqi e nisi më mirë pjesën e dytë, ku me anë të Gripshit arriti të rrezikonte por gjuajtja e tij shkoi pranë portës.

Danfa pati një shans të mirë në vazhdim, gjuajtën e të cilit e ndali Ilir Avdyli për të dërguar në rivënie nga këndi.

Ilir Krasniqi i Llapit tregoi se pse meritoi ftesë nga Kombëtarja. Ai shpëtoi gol të sigurt, duke ndalur topin në vijën e fundit, pas një goditje të fortë në minutat shtesë, që ia mundësoi skuadrës së tij të dilte me një pikë nga Suhareka.

Ndeshja në Suharekë u karakterizua me shumë pak lojë fair-play, pasi asnjëra skuadër nuk e respektonte këtë rregull.

Si përfundim epilogu final ishte 0:0, me dy skuadrat që vazhdojnë në krye, ku Ballkani ka një pikë më shumë, por Drita me ndeshjen që ka nesër, mund të barazohet me pikë me skuadrën nga Suhareka.

Liria – Malisheva

Malisheva po kalon formë fantastike në këtë gjysmësezon të dytë dhe tani ka arritur një tjetër fitore të lehtë, duke fituar 3:0 në udhëtim te Liria, ku sërish Drilon Hazrollaj la shenja.

Ishte ylli kosovar që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 13-të, kur u asistua nga Etnik Brruti.

Mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, për rezultatin përfundimtar.

Fillimisht ishte Brruti që shënoi për 2:0, pasi minuta më parë iu kishte anuluar një gol, ndërsa për epilogun final 3:0 shënoi Agon Xhaka.

Malisheva tani ka pesë pikë më pak se lideri Ballkani dhe gjenden në vendin e katërt, ndërsa Liria në fundin e tabelës pa asnjë gjasë për të mbijetuar dhe si duket janë pajtuar me fatin e tyre që sezonin e ardhshëm të bëjnë gara në Ligën e Parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit