0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Pa gola mes Rumanisë e Kosovës, Dardanët e dominojnë pjesën e parë

- Advertisement -

Pjesa e parë mes Rumanisë dhe Kombëtares së Kosovës në Arena Nationala është mbyllur pa gola, ndonëse Dardanët e dominuan krejtësisht këtë pjesë.

Franco Foda e nisi me formacion sulmues dhe skuadra tregoi karakter në 45 minutat e parë, duke dalur disa herë në rast të volitshëm për gol.

Muharrem Jashari rrezikoi dy herë radhazi, me njërën goditje që u ndal nga portieri.

Pastaj ishte Edon Zhegrova që fillimisht u ndal nga Radu Dragusin, e pastaj portieri e ndali edhe gjuajtjen e Vedat Muriqit në të njëjtin aksion.

Zhegrova pati edhe një rast kur goditi fuqishëm nga distanca, por portieri ishte në vend.

Te Rumania, rrezikuan vetëm një herë në përfundim të pjesës së parë, kur Stanciu goditi shtyllën në daljen e tyre të parë të rrezikshme.

Kështu me dominim të Kombëtares së Kosovës, pjesa e parë u mbyll pa gola në Arena Nationala ndaj Rumanisë, në Bukuresht.

Kujtojmë se Kosovës i konvenon vetëm fitorja, ndaj në pjesën e dytë goli duhet të kërkohet në çdo kusht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit