Como pati rastet më të mira me Mërgim Vojvodën dhe Alex Valle, ndërsa për Interin Matteo Darmian goditi shtyllën.
Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “San Siro”, pasi takimi i pare u mbyll pa gola, 0-0.
Stadiumi ishte i mbushur për gjysmëfinalen e parë të Comos në 40 vite.
Nico Paz u rikthye titullar, ndërsa Interi kishte mungesa të rëndësishme si Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.
Vojvoda përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe rrezikoi seriozisht, ndërsa Nico Paz provoi nga distanca duke detyruar një pritje të vështirë.
Vojvoda ishte sërish pranë golit me një goditje që kaloi ngjitur me portën.
Në pjesën e dytë, Interi rrezikoi me Darmian që goditi shtyllën.
Rasti më i pastër i ndeshjes i takoi Comos, por Alex Valle gaboi nga afërsia.
Asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë dhe gjithçka do të vendoset muajin tjetër në “San Siro”, ku fituesi do të përballet në finale me Lazio ose Atalanta.






