Drenica dhe Dukagjini kanë luajtur baras 2-2 në kuadër të xhiros së 23-të në Superligë.
Dy skuadrat kësisoj kanë vazhduar serinë e gjatë pa fitore, Drenica që tanimë ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe Dukagjini 8 sosh.
Mërgim Pefqeli kaloi klinasit në epërsi në minutën e 30-të kur shënoi nga penalltia e dytë në këtë ndeshje, pasi të parën e humbi një minutë më herët.
Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati më shumë se shtatë minuta, pasi Kreshnik Uka barazoi nga afërsia për 1-1.
Edhe në pjesën e dytë ishin mysafirët që shënuan me Hekuran Berishën, por vendasit barazuan me Genc Hamitin 2-2.
Drenica përkundër kësaj pike vazhdon të jetë e fundit në tabelë me 22 pikë, derisa Dukagjini është e pesta me 33 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Drenica luan në udhëtim te Gjilani, derisa Dukagjini pret Llapin.






