Avokati Kujtim Kërveshi ka komentuar situatën e sotme pasi kryeministri Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.
Ai ka thënë se Prokuroria nuk duhet t’i ofrojë drama Kurtit, të cilat mund t’i konvenojnë politikisht.
Postimi i plotë:
Prokuroria Speciale dhe Kryeministri Kurti nuk kanë nevojë me ba drama e me kërku me marr vëmendje!
Duke dashtë me i dhanë vëmendje Kurtit, Prokuroria Speciale ka rrezik që i jep arsye dhe material me ba drama Kryeministri Kurti të cilit kjo i konvenon politikisht shumë, ndersa afera e rezervave shteterore mbetet askund dhe pa interes si temë duke devijuar hetimi substancial i Prokurorisë Speciale e duke u “shkri” në dramën e Kurtit.