Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, në pikën e parë të rendit të ditës, për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foli për marsin – muajin e lavdisë historike.
Kurti tha se pa 5, 6 dhe 7 Marsin, pa flijimin e familjes Jashari, pa luftën e UÇK-së për liri, nuk bëhej 17 Shkurti.
“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare, marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi.
E pa 5, 6 dhe 7 Marsin, nuk bëhej 17 Shkurti, pa flijimin e familjes Jashari, nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri.






