Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka “dekonstruktuar” fjalinë e cila po qarkullon nga pushtetti në lidhje me Asociacionin.
Vetë Kryeministri Kurti është shprehur se e ka dorëzuar para Borrel e Lajçak, vizion-draftin e tij në lidhje me Asociacionin, e në anën tjetër deklarimet se nuk ka Asociacion po vazhdojnë.
Sipa Kica-Xhelilit, këtu kemi të bëjmë me lojëra fjalësh, apo siç njihen në gjuhën angleze “oxymoron”.
Statusi i plotë i Kica-Xhelilit:
Në gjuhën angleze ekziston një term figurativ: oxymoron. I referohet fjalëve kontradiktore që shfaqen të ndërlidhura. P.sh.:
Me “qetësi shurdhuese” po thuhet e “vërteta e rrejshme” e “realitetit fiktiv” të krijuar nga monopolizuesit e “shpresës së dëshpëruar”.
Ose:
Asociacion nuk ka, por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit. ‘Oxymoron’ i llojit të vet apo paradoks?