15.3 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Owen: Futbolli është bërë tepër i paqëndrueshëm

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen, ka folur për formën aktuale të ‘The Reds’ dhe mënyrën se si repartit ofensiv i mungon ende harmonizimi i plotë.

Liverpool shkoi në pushimin e kombëtareve duke u renditur në vendin e dytë të Premierligës, pas një humbjeje në minutat e fundit ndaj Chelseat, falë një finalizimi të bukur nga talenti brazilian Estevao.

Të kuqtë do ta rinisin kampionatin me një përballje klasike kundër Manchester United, me synimin për t’i dhënë fund serisë prej tre humbjesh radhazi, një formë që ka ngritur dyshime për ambiciet e tyre në garën për titull.

Duke folur për “Casino.co.uk”, Owen theksoi se futbolli është bërë tepër “reaksionar dhe i paqëndrueshëm”, duke shtuar se disa rezultate negative nuk duhet të nënkuptojnë se Liverpool ka humbur shpresat për trofe.

“Sigurisht që humbja ndaj Chelseat është zhgënjyese, por ‘Stamford Bridge’ ka qenë gjithmonë një terren i vështirë. Nuk më kujtohet ndonjëherë të kem fituar atje si lojtar,” tha Owen.

“Ajo ndeshje mund të kishte shkuar në çdo drejtim dhe nuk është se Liverpool po luan keq. Nuk do të isha aq i shqetësuar sa disa të tjerë për këtë situatë”, përfundoi ikona e futbollit anglez. /RTKlive/

Të ngjashme

Të fundit