16.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

OVLUÇK, Limajt: Nuk do të lejojmë askënd të na japë leksione për ndershmëri e përkushtim ndaj luftës

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar me indinjatë dhe habi ndaj një deklarate që e ka dhënë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, në një intervistë për Klan Kosovën.

Limaj kishte pohuar se “organizatat e dala nga lufta nuk janë në krye të detyrës” sa i përket kërkesave për largimin e Dimal Bashës nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për shkak të një punimi të tij që ishte kundër UÇK-së.

OVL UÇK thekson se Limaj tentoi të vërë në pikëpyetje misionin dhe angazhimin e saj.

“Ne i kujtojmë z. Limaj se misioni i OVL UÇK-së është i qartë, i ndershëm dhe i pandryshuar: ruajtja e vlerave të luftës çlirimtare, mbrojtja e dinjitetit të luftëtarëve dhe kujdesi ndaj kategorive të dala nga lufta”.

“Përkundrazi, OVL UÇK ka mbetur e vetme në mbrojtje të dinjitetit të luftëtarëve, pa asnjë mbështetje institucionale, as nga ju, as nga ata që sot i afroni me fjalë e qëndrime”, thuhet në reagim.

Tutje, OVL UÇK akuzon Limajn për bashkëpunim me persona që nuk ua duan të mirën çlirimtarëve të vendit.

“E vërteta është se, në vend që të qëndronit pranë luftëtarëve të lirisë, ju zgjodhët t’i ofroni bashkëpunim njeriut më anti-UÇK në Kosovë, atij që për pesë vite nuk ndau asnjë euro për një lule në varret e dëshmorëve, atij njeriu që, bashkë me Listën Serbe, votoi kundër rritjes së pensioneve të veteranëve dhe që e ka kthyer luftën tonë të shenjtë në objekt propagande politike”.

“Prandaj, OVL UÇK nuk do të lejojë askënd, pavarësisht pozitës apo së kaluarës, të na japë leksione për mision, ndershmëri e përkushtim ndaj luftës”, theksohet në reagim.

Ndër të tjera, OVL UÇK në fund thekson se do të mbetet në shërbim të luftëtarëve dhe të vërtetës për UÇK-në.

Të ngjashme

Të fundit