27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

OVL-UÇK: Vendimi ndaj Pjetër Shalës thellon bindjen se kjo gjykatë ka karakter politik

- Advertisement -

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Pjetër Shalës, duke e dënuar me 13 vjet burgim.

Pas këtij vendimi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL) ka reaguar duke thënë se aktgjykimi në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e ka thelluar bindjen e tyre se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme.

Sipas OVL-së, edhe pse dënimi është ulur, ata kanë pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse siç thuhet në reagim besojnë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tyre dhe në luftën e drejtë për çlirim.

“UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht. Liria nuk gjykohet, ajo respektohet”, thuhet në reagim.

Të ngjashme

Të fundit