Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka themeluar Këshillin Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale.
Ata kanë njoftuar edhe për përbërjen e Këshillit ku mes tyre bëjnë pjesë Hysni Gucati, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ali Ahmeti, Lahi Brahimaj e të tjerë.
Ata kanë njoftuar se në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.
Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve të Këshillit:
- Hysni Gucati – OVL-UÇK
- Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK
- Xhavit Jashari – SHFD-UÇK
- Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare
- Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
- Sokol Poga – OVL- UÇK – Tiranë
- Agim Çeku
- Lahi Brahimaj
- Shukri Buja
- Ahmet Isufi
- Rahman Rama
- Nuredin Lushtaku
- Abdyl Mushkolaj
- Latif Gashi
- Rustem Berisha






