Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shpallur zgjedhjet për kryetar të organizatës.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
Në profilin e kësaj organizate në “Facebook”, është thënë se Hysni Gucti, Nasim Haradinja dhe Kapllan Parduzi kanë shpallur kandidaturat për kryetar.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, u miratua rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Në këtë mbledhje, u shpallën edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës: 1. Kapllan Parduzi (Korabi) 2. Nasim Haradinaj 3. Hysni Gucati”, është thënë në njoftimin e OVL-UÇK-së.