21.2 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

OVL-UÇK pritet në Ambasadën e Bullgarisë, shprehet shqetësimi për procesin në Dhomat e Specializuara

- Advertisement -

Sot, delegacioni i OVL-UÇK-së u prit në Ambasadën e Bullgarisë nga ambasadori Hristo Kraevski.

Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për rolin e Bullgarisë në të gjitha periudhat e rëndësishme për Kosovën, duke filluar nga koha e luftës, pjesëmarrja në misionin paqeruajtëse të KFOR-it, e deri te mbështetja për zhvillimin institucional dhe shtetndërtimin.

OVL-UÇK thotë se diskutuan për shqetësimet e tyre lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara.

“Dhe theksuam nevojën që këto procese të jenë të drejta, të paanshme dhe të bazuara në të vërtetën. Nga Bullgaria, si mike e Kosovës dhe partnere e besueshme, kërkuam që të përdorë ndikimin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit