12.1 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

OVL UÇK përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme: Fitore për drejtësinë dhe dinjitetin e veteranëve

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2025 që kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar.

Në reagimin e saj, OVL UÇK e ka cilësuar këtë vendim si fitore të drejtësisë dhe ligjit, që rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, megjithëse të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat e përfitimit nga skema e kompensimeve.

Gjykata Supreme ka konstatuar saktë se e drejta e veteranëve nuk mund të varet nga fakti nëse janë apo jo në marrëdhënie pune, por nga natyra e punëdhënësit, duke përjashtuar vetëm ata që paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa duke garantuar të drejtën për ata që punojnë në sektorin privat”,  thuhet në njoftimin e organizatës.

OVL UÇK e ka vlerësuar këtë si një konfirmim të qartë se ligji që mbron dinjitetin e luftëtarëve të lirisë “nuk mund të deformohet me akte nënligjore” dhe se çdo përpjekje për kufizim të paarsyeshëm të të drejtave të veteranëve është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vlerat e luftës çlirimtare.

Të ngjashme

Të fundit