Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot dëshmorët që ranë më 6 qershor gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar se veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë.
“Përkulemi me nderim dhe krenari para veprës së pavdekshme të bijve më të mirë të këtij vendi. Ata ranë, që ne të ngritemi,” thuhet në postimin e organizatës.
Në mesin e të rënëve dëshmorë që u përkujtuan janë: Shpend Malaj, Burim Mustafaj,Bejzat Krasniqi, Imer Krasniqi, Shaban Mazrekaj, Arsim Tahiri, Bajram Zekaj, Halim Qallapeku, Ramiz Bazaj, Sali Saramati dhe Xhevdet Krasniqi.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i përkujton dhe nuk i harron kurrë trimat tanë”, thuhet tutje në postim.